Konjufca për daljen e serbëve nga institucionet: Ka pas me ndodh herë do kur

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur lidhur me daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë ka qenë e pritur të ndodhë herë do kur, por se tash Serbia e ka gjetur si shkas punën e targave.

Sipas Konjufcës, Serbia do të gjente ndonjë shkas tjetër për këtë, edhe sikur të mos ishte çështja e targave.
“Unë mendoj që kjo ka pas me ndodh herë do kur, por Serbisë i është nevojitur një shkas dhe shkasin e ka projektuar, ajo do ta gjente edhe ndonjë tjetër po të mos ishin targat. Kësaj radhe e ka gjetur te targat. Nëse e bëni një krahasim të humbjeve të mëparshme që i ka përjetuar Serbia dhe situatave politike dhe nëse i krahasoni me targat, ato të mëparshmet kanë qenë më substanciale, por Serbia nuk i ka bërë këto veprime atëherë. Mbajtja e referendumit dhe zgjedhjet nacionale të Serbisë, për nga pesha kushtetuese, për vetë Serbinë dhe shtetin e Serbisë, janë më susbtanciale se një palë targa”, ka thënë Konjufca për Klan Kosova.

Këtë veprim, Konjufca e ka quajtur kalim në “Planin B”.

“Kjo më shumë është shkasi i një beteje të cilën Serbia e ka filluar, apo më mirë do ta quaja kalim në Planin B prej Planit A, që Serbia e ka pas për Kosovën”, ka thënë Konjufca.

Go to TOP