Gjendja në Veri, Osmani takon edhe drejtorin e AKI-së
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Siç njofton presidenca Ajeti ka njoftuar Presidenten Osmani për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.
Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e koordinimit të të gjitha institucioneve të sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës.
Gjendja në Veriun e Kosovës nuk është stabile pasi serbët janë tërhequr nga institucionet.
Policia e Kosovës është shprehur e mobilizuar për çdo situatë.

