Drejtuesi i eskavatorit në Istog dëmton shtyllën elektrike dhe rrotullohet në trotuar
Dëme të shumta njoftohet të ketë shkaktuar një mjetë transporti në Gurrakoc të Istogut.
Derisa po lëvizte rrugës kryesore në njërën pjesë të Gurrakocit, një mjet transporti (Eksvator) është rrëzuar duke këputur kështu edhe një shtyllë elektrike dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafik.
Nuk dihet nëse si pasojë e kësaj ka persona të lënduar, por në vendin e ngjarjes janë shkaktuar edhe kolona.
Duhet përkujtuar që janë të shpeshta rastet kur mjetet e rënda shfaqen rrugëve kryesore, e si pasojë shkaktojnë dëme të mëdha në trafik.

