Automjetet e FSK-së shihen rrugëve të Ferizajt, Ministria e Mbrojtjes: Asgjë e jashtëzakonshme
Automjete të blinduara të FSK-së janë parë sot në fshatin Dardani të Ferizajt.
Hamdi Pollomi, këshilltar ushtarak i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, në një përgjigje tha se nuk ka “asgjë të jashtëzakonshme”.
“Bazuar në kërkesën e juaj ju njoftoj se njësitë e Regjimentit të parë në bazë të planeve të trajnimeve operojnë në fshatrat Ramjan, Livoq Zhegoc, Dardani e fshatrat përreth, përndryshe nuk kemi asgjë të jashtëzakonshme”, tha ai.

