Hapet ekspozita e plagjiaturave
Organizata që merret me çështjet e arsimit dhe monitoron zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë, ka paralajmëruar hapjen e një ekspozite të veçantë.
Kjo ngjarje, e paralajmëruar nga ORCA i kushtohet plagjiaturave në UP.
“Sot prej ores 10:00 ne ORCA hapet ekspozita e plagjiaturave te profesoreve te Universitetit te Prishtines.”, ka shkruar Rron Gjinovci, drejtuesi i kësaj organizate.
Së fundmi Orca akuzoi Këshillin Drejtues të UP-së për shkarkimin e rektorit, ndërsa akuzoi anëtarë të Këshillit se janë plagjiatorë.

