Rakiq kërkon që serbët t’i braktisin institucionet e Kosovës

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka reaguar ashpër pas suspendimit të drejtorit të Policisë në veri, Nenad Gjuriq.
Ai ka thënë se ka thirrur një “mbledhje urgjente” me përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës.

Rakiq ka thënë se serbët do t’i braktisin të gjitha institucionet në veri.

“Duke pasur parasysh vendimin e fundit të turpshëm, të paligjshëm dhe antiserb të Prishtinës, me të cilin është suspenduar drejtori i Drejtorisë Rajonale Veri, z. Nenad Gjuriq, për shkak se ka refuzuar të paralajmërojë bashkëqytetarët e tij për shkak se kanë targa legale KM, vendim që u mirëprit nga kryesia e Listës Serbe dhe të gjithë kryetarët e komunave nga veriu dje dhe u mbështet, dua të njoftoj opinionin se për të shtunën kam caktuar një takim urgjent të të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës dhe Metohisë, ku unë do t’u propozoj që të gjithë serbët të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, duke filluar nga unë personalisht, por edhe nga vetëqeverisja lokale, nga prokuroria, nga gjykata, nga policia dhe nga të gjitha autoritetet tjera”.

“Të gjithë ne iu bashkuam institucioneve të Kosovës sepse ishte pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, duke pasur parasysh se Prishtina nuk e respekton atë që është nënshkruar, është e qartë se nuk kemi çfarë të kërkojmë në ato institucione, sepse është e qartë se Prishtina po shkel secilën nga marrëveshjet e nënshkruara pa asnjë pasojë”, ka theksuar Rakiq.

Go to TOP