Analisti serb: 20% e serbëve të veriut mendojnë se Millosheviq është gjallë

Branislav Kërstiq, analist politik serb nga veriu i Kosovës ka deklaruar se 20% e serbëve të veriut të vendit, ende mendojnë se krimineli Slobodan Milloshevic është ende gjallë.
Ai tha se këto janë grupet radikale e nacionaliste.

Kërstiq shton se njerëzit po ikin nga Kosova.

“Ne e kemi 20% e njerëzve të veriut nuk janë zgjuar, ata mendojnë se edhe Slobodan Millosheviq është ende gjallë, ai është realiteti atje. Po flas për grupet radikale e nacionaliste. Në anën tjetër e kemi një llojë të elitës ku numri i tyre është shumë i vogël. Në bazë ditore, njerëzit po i ikin nga Kosova”, tha Branislav Kërstiq në Politiko.

Go to TOP