Aksident i rëndë në Rekë të Mitrovicës, vdes 67-vjeçari
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë.
Rasti ka ndodhur saktësisht në Rekë të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se viktima e aksidentit është N.Z., 67-vjeçar.
“Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës – viktima N. Z., 67- vjeçar”, ka thënë Zahiti.
