Ja çfarë lajmi jep ministrja Nagavci
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka parë sot nga afër punën e madhe e shumë të rëndësishme që janë duke e bërë anëtarët e Këshillit Kombëtarë të Shkencës.
“Ky këshill është funksionalizuar në nëntor të vitit të kaluar meqë i njejti nuk ka qenë aktiv për disa vite me radhë.
Gjatë takimit të sotëm u informova se Këshilli janë në finalizim të programit Kombëtarë të Shkencës ndërkaq, draftin final do ta kemi deri në fund të vitit.
Këshilli diskutuan po ashtu, për skemën mbi qarkullimin e trurit dhe bashkëpunimin me diasporën akademike, ngritjen e infrastrukturës bashkëkohore shkencore dhe mbështetjen e shkencëtarëve të rinj për zhvillimin e karrierës dhe studimeve të postdoktoratës (mobilitetet).
Si Ministri e Arsimit do të kujdesemi për sigurimin e kushteve dhe mjeteve të nevojshme financiare për veprimtarinë kërkimore shkencore”, ka theksuar ajo mes tjerash.



