E konfirmon agjenti, Pogba nuk luan në Kampionatin Botëror

Agjenti i Paul Pogba ka konfirmuar mungesën e lojtarit në Katar 2022.

Raportime të ‘TF1’ bëjnë të ditur se Paul Pogba nuk do të jetë në Katar me kombëtaren e Francës,
Agjenti i lojtarit ka bërë të ditur se lëndimi i radhës që pësoi së fundmi do t’ia pamundësojë atij pjesëmarrjen në Katar.

Një gjë të tillë e raporton edhe Gianluca Di Marzio. Me lëndimin e Pogba, Franca konfirmon mungesën e parë të madhe për në “Katar 2022”.

Go to TOP