Atentati në Tiranë, atorët i ikin policisë
Policia jep detajet e para mbi vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Selitës, në kryeqytet.
Viktima, 39-vjeçari Briken Sanaj, është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Edhe pse krimi ka ndodhur në një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet, autorët kanë mundur t’i ikin lehtësisht policisë.
Policia thotë se janë shoqëruar disa persona në Polici ndërsa në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.
Makina dyshohet se u përket vrasësve.
“Më datë 30.10.2022, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Janë shoqëruar disa persona në Polici.
Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve”.

