“Gani Maloku II” kampion i ligës së dytë në pingpong për vitin 2022

Në shkollën “8 Marsi” në Pejë, u zhvilluan ndeshjet e play off-it në ligën e dytë për kategorinë e meshkujve. Ndeshjet u zhvilluan në formë të gjysmëfinaleve dhe pastaj finaleve në mënyrë që të përcaktohej kampioni si dhe plasmani përfundimtar për secilin ekip.

Në ndeshjet gjysmëfinale ndeshje interesante u zhvillua ajo në mes të ekipeve “Dukagjini” dhe “Istogu” që përfundoi me rezultat 1-4 për ekipin nga Istogu të cilët pastaj në ndeshjen finale u ndeshen me “Gani Maloku II” ku pësuan humbje 4-1 por edhe përkundër humbjes arritën ta sigurojnë plasmanin për në ligën e parë për vitin e ardhshëm.

“Gani Maloku II” gjatë gjithë këtij sezoni tregoi formë stabile dhe në fund me meritë shpallet kampion i ligës së dytë për edicionin 2022 dhe në vitin e ardhshëm do të garoi në kampionatin ekipor të ligës së parë.

Plasmani përfundimtar i ligës së dytë për edicionin 2022:

  1. Gani Maloku II
  2. Istogu
  3. Drenasi
  4. Dukagjini
  5. Dardania II
  6. Klina
  7. Shpp Ahmet Hoxha
  8. Vitia
  9. Shqiponjat e zeza
  10. Juniku
  11. Gjinkalla

Aktivitetet e ardhshme

05.11.22 – Turneu TOP 8 për U11 (Ferizaj)

06.11.22 – Turneu TOP 8 për U17 (Ferizaj) /Kosova.info/

Go to TOP