Çitaku: Kosova nuk është e Albin Kurtit, qeveritë shkojnë e vijnë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me zhvillimet politike të fundit në vend si dhe për qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.
Përmes një postimi në “Facebook”, Çitaku është shprehur se qeveritë ndërrohen, por Kosova është e përjetshme.
Përpos kësaj, ajo deklaroi se opozita e mëhershme e ka mohuar Kosovën, ndërsa opozita e tanishme nuk guxon ta bëjë te njëjtën.
Çitaku tha se Kosova e ëndrrave tona, do të jetësohet.
Postimi i plotë:
Kosova nuk është e Albin Kurtit. Kosova është mëmëdheu ynë. Shtëpia jonë e përbashkët.
Qeveritë shkojnë e vijnë, e Kosova është e përjetshme.
Opozita e mëherëshme, padurimin ndaj udhëheqësve të kohës e ka shndërru në mohim ndaj Kosovës dhe gjithçkaje.
Nuk guxojmë të bijem në atë grackë.
Kosova e ëndërrave tona ka me u jetësu.
Bashkë. #PDK.

