VIDEO/ Masakroi me thikë fqinjin sapo doli nga shtëpia, arrestohet autori i dyshuar Fatmir Manellari
Ngjarja ka ndodhur afro dy muaj më parë, ndërkohë që mëngjesin e sotëm, është arrestuar nga blutë autori i dyshuar Fatmir Manellari.

Krimi u regjistrua në fshatin Gështenjas pas konflikteve për një copë tokë midis fqinjëve.
Burime thanë se mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikte të vazhdueshme verbale sa herë viktima kthehej me pushime nga SHBA-ja në fshatin e tij.
Konfliktet sipas burimeve lidhen me punimet që viktima kryente në afërsi të shtëpisë.
Konflikti i fundit është regjistruar mbrëmjen e ditës kur ndodhi ngjarja, i cili ka përfunduar me vdekjen e 65-vjeçarit Hyskollari.
Gjatë ditëve të fundit, viktima kishte kryer punime për zgjerimin e rrugës dhe vendosjen e disa tubave prej betoni.
Autori pretendonte pronësinë e ish-Kovaçhanës së fshatit ku ai ka punuar për shumë vite, godinë e cila ndodhet përballë banesës së viktimës.
Autori Fatmir Manellari ka shkuar në mbrëmje tek banesa private e viktimës duke e goditur disa herë me thikë sapo 65-vjeçari ka dalë nga dera.
Sipas të dhënave paraprake thuhet se autori kurohej me medikamente për shkak se vuante nga depresioni.
