Kush po tenton të sabotojë konferencën për media të Haki Abazit?

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se po duan që t’ia sabotojnë konferencën me takime të tjera që po caktohen pikërisht në orën 10:00.

“Po e them edhe një herë me keqardhje që në ora 10:00 tentohet që të mbahen takime të tjera që të sabotohet konferenca për media. Ne do të vazhdojmë, unë patjetër do të vazhdoj edhe këtu edhe nëpërmjet mediave sociale që të adresoj këto çështje që janë shumë të rëndësishme për jetën parlamentare dhe vendimmarrjen në vendin tonë”, tha Abazi në konferencën e përjavshme të së premtes.

Go to TOP