Aksident në Prishtinë, përfshihen dy vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në Prishtinë, më saktësisht afër Ministrisë së Arsimit.

Zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci, tha se një person ka pësuar lëndime nga ky aksident.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq  një persona kanë pësuar lëndime trupore. I njëjti ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.”

Go to TOP