Messi po shkëlqen për PSG-në në Ligën e Kampionëve, shënon dy gola të bukur ndaj Maccai Haifas
PSG e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi me rezultat 4-1 ndaj Maccabi Haifas.
Në këtë ndeshje po shkëlqen Lionel Messi që ka arritur të shënojë dy gola dhe të dhurojë një asistim.
Ndeshjen e hapi pikërisht Messi që shënoi në minutën e 19-të për 1-0, me një goditje të bukur nga brenda zonës.
Golin e dytë në ndeshjen e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 32-të (2-0).
Pas tre minutash Messi asistoi për Neymar që shënoi për 3-0.
O segundo do PSG foi um golaço!!
⚽️ MBAPPÉ
👣 NEYMAR⚽️4×1#UCL #PSGMAC pic.twitter.com/bI5SnaPNXi
— Recanto 🦋 (@recantoofc) October 25, 2022
Mysafirët arritën të shënonin në minutën e 38-të për 3-1 me golin e Seck.
Krejt pa u mbyllur pjesa e parë Messi edhe njëherë shënoi, duke dhuruar spektakël me një goditje të bukur për 4-1.
PSG duket rrugës së mirë për të kaluar tutje nga faza e grupeve.
