Arrestohen tre hajnat që po i “terrorizonin” pronarët e marketeve në Prishtinë
Dje nga njësitë policore të stacionit veriu në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për disa vjedhje.
Rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore,(qershor-shtator 2022) kryesisht në markete.
Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative dhe hetimore, kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar:
A.B . mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
L.Xh . mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
S.O. mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Dy nga personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku 11 raste të vjedhjeve.
