‘Performancë e lartë’, menaxhmenti i lartë i UP-së me listë të gjatë komentesh
Menaxhmenti i lartë i Universitetit të Prishtinës, ka bërë një listë të gjatë komentesh si përgjigje për çështjet e ngritura nga kryesuesi i Këshillit Drejtues lidhur me performancën e tyre.
Që në krye të komenteve përmenden gjetjet e auditorit ku shfaqet numri më i vogël i gjetjeve në vitin 2021 nga viti 2020.
“Në raportin vjetor të miratuar nga vet KD-ja, në mars të vitit 2022, konstatohet ndër të tjera se, gjatë vitit 2021 ka pasur zhvillime pozitive edhe në drejtim të rritjes së disiplinës financiare, rritjes së kontrollit dhe monitorimit të shpenzimit të mjeteve buxhetore dhe përgjegjësisë financiare”, përmendet në komente.
Më tej menaxhmenti përmedn edhe miratimin e një sërë rregulloresh, përfshirë atë për masat dhe procedurës disiplinore, rregulloren për kërkime shkencore, Kodi Etik dhe parandalimin e ngacmimeve seksuale.
Një arritje tjetër, sipas tyre, është edhe nënshkrimi i 133 marrëveshjeve me institucione të ndryshme ndërkombëtare, vendore e rajonale, prej të cilave 55 janë marrëveshje ERASMUS+ me universitete të BE-së e Turqisë.
“Kemi aplikuar edhe për shumë marrëveshje të reja (IIA për ICM) me universitete ndërkombëtare përmes ERASMUS+. 30 nga këto marrëveshje tashmë janë nënshkruar, për të tjerat pritet përgjigja dhe nënshkrimi i të njëjtave deri në fund të vitit; 22 projekte për ngritje të kapaciteteve brenda ERASMUS+, në të cilat UP është grantmbajtës ose partner; rreth 100 projekte shkencore dhe profesionale…”.
“Edhe përkundër ashpërsimit të kritereve për akreditim, është shënuar sukses në procesin e akreditimit të programeve, të vlerësuara nga ekspertët ndërkombëtar të fushës”, thotë pika tjetër.
Pastaj menaxhmenti përmend rankimin e UP-së, duke theksuar se në vitin 2022 ka qenë për 18 vende, duke u theksuar se vitete paraprake rankimi ka qenë 3,009 (-182) në vitin 2021 dhe (-51) në vitin 2020.
“UP në rangim len prapa një numër të konsiderueshëm të universiteteve publike në rajon, ndërsa institucioni i dytë i arsimit të lartë në Kosovë, është dyfish më poshtë në rangim krahasuar me UP”.
