‘Xerro’ – Haradinaj për gjasat që AAK-ja t’i bashkohet Qeverisë Kurti
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në konferencën e mbajtur për media ka dhënë detaje për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Haradinaj ka thënë se kanë diskutuar për përmbajtjen e një marrëveshjeje potenciale me Serbinë.
Ndërkohë, nga gazetarët është pyetur se cilat janë gjasat që AAK-ja t’i bashkohet Qeverisë Kurit në koalicion në prag të nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë.
Haradinaj ka qenë i shkurtër në përgjigje duke thënë se gjasat për një gjë të tillë janë zero.
“Xerro”, ka thënë shkurt Haradinaj.
