Nora Gjakova ndeshet sot/ Synon medalje në Abu Dabi

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, sot do të synojë të futet në rendin e medaljeve në “Abu Dhabi Grand Slam 2022”.
Ajo përballë vetes do ta ketë koreanen, Shin Yuna.

Ky është dueli i parë i Gjakovës në këtë turne dhe, në rast fitoreje, do të ndeshet me triumfuesen e përballjes Thayane – Pleuni.

Pejania do të jetë xhudistja e vetme që do ta përfaqësojë Kosovën gjatë ditës së sotme.

Laura Fazliu ndeshet nesër, ndërsa Loriana Kuka të dielën.

Go to TOP