Edhe Isa Mustafa përfshihet, kundërshton qeverinë për çmimet tavan
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se përcaktimi i çmimeve tavan në produkteve esenciale qoftë edhe si masë e përkohshme, është ndërhyrje në ekonominë e tregut dhe shkelje kushtetuese. Komentet e tij vijnë në kohën kur në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për projektligjin që synon përcaktimin e çmimeve maksimale të produkteve të konsumit ditor.
Mustafa, në një prononcim për Lajmi.net ka thënë se caktimi i çmimeve tavan mund të ketë pasoja të mëdha për bizneset e vogla dhe ato të mesme. Sipas ish të parit të ekzekutivit, kjo mund të çojë në falimentimin e firmave dhe humbjen e punës.
“Caktimi i çmimeve tavan është ndërhyrje në ekonominë e tregut, me pasoja të mëdha për bizneset, sidomos ato të vogla dhe të mesme. Është veprim i cili cënon përcaktimin kushtetues për ekonomi të lirë të tregut”, deklaroi Mustafa për mediumin.
“Si pasojë pritet të falimentojnë shumë firma e të mbesin pa punë shumë punëtorë. Nuk mund të shkelet kushtetuta, duka u thirrur në probleme dhe kriza momentale”, përfundoi ish-kryeministri.
