Deputeti i VV-së akuzon opozitën: Po i mbroni spekulatorët që rritën çmimet e produkteve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se opozita po e kundërshton projektligjin për çmimet tavan pasi sipas tij “partitë opozitare mund të kenë obligime ndaj operatorëve ekonomikë”.

“Lëvizja Vetëvendosje prioritet e ka mirëqenien e qytetarëve”.
Ai ka thënë se ky projektligj e synon pengimin e “spekulatorët e tregut”.

Ai po ashtu ka shtuar se “as operatorët ekonomikë nuk dëmtohen”.

“Dora e shtetit duhet ta mbrojë qytetarin”, ka thënë Abrashi

Opozita si e tërë e ka kundërshtuar këtë projektligj.

Go to TOP