Escobar takohet me Vuçiqin në Beograd

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi mes tyre po zhvillohet në Presidencën serbe në Beograd.
Vuçiq ka publikuar një fotografi me Escobarin të takimit në faqen e tij zyrtare në Instagram.

Emisari amerikan nisi vizitën zyrtare në Serbi pas asaj që zhvilloi në Kosovë. Këtu ai u takua me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, si dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Ndonëse në konferencë për media ishte shumë i shkurtë, Escobar në një intervistë në Kanal 10 tha se qëllimi kryesor i vizitës së tij ishte nxitja e Kosovës për angazhim të shtuar në dialog.

Go to TOP