Ministrja greke e Kulturës dhe Sportit sot e viziton Kosovën
Ministrja greke e Kulturës dhe Sportit, Lina Mendoni, sot do të vizitojë zyrtarisht Kosovën.
Ajo do të takohet me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.
Takimi do të nis në ora 13:00.
Pas takimit do të mbajnë konferencë për media.
