Dj Wrondon largohet nga grupi “GG Army”, pajtohet me Feron dhe Niil B

Ai prej shumë vitesh ka qenë Dj zyrtar i grupit të Dudës “GG Army”, por sot gjërat kanë ndryshuar.

Dj Wrondon tashmë nuk është pjesë e këtij grupi muzikor.

Ai ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë i pavarur, duke performuar nëpër diskoteka, kryesisht në vendlindjen e tij në Gjilan.

Një foto e publikuar së fundmi, ai shihet nën shoqërinë e Vali Corleones, Niil B dhe Feros, ku me këta dy të fundit duket se tashmë janë pajtuar, pas një periudhe që nuk kanë pasur asnjë kontakt.

E shkak i këtij pajtimi mes dj Wrondon dhe Niil B e Feros duket se është pikërisht Vali Corleone, pasi të gjithë vijnë nga i njejti qytet.

Go to TOP