Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës brenda Ministrisë së Bujqësisë, Kadriu: Koordinimi do të jetë më i mirë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës me Ligjin për Ushqim do të funksionojë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Kryeshefi ekzekutiv i AUV, Flamur Kadriu, është shprehur se kjo lëvizje do të ndikojë për të mirë në mbarëvajtjen e punës

“Ligji i ri parasheh që institucionet zbatuese të jenë në kuadër të ministrive përgjegjëse e kjo i bie që Ministria e Bujqësisë merret me shëndetin e kafshëve, shëndetin e bimëve e ushqimit. Për këtë koordinimi do të jetë më i mirë me ta”, është shprehur Kadriu në emisionin e ekonomisë, Portofol në KlanKosova FM.

“Agjencia do të ketë riorganizim më të mirë. Jemi në përpjekje gjithmonë që të rrisim performancën e agjencisë me zbatimin e rregullave që janë të shkruara. Po mundohemi t’i harmonizojmë rregullat me ato të Bashkimit Evropian dhe masat rigoroze të tyre të zbatohen bashkë me kontrollet e vazhdueshme tona edhe në Kosovë”.

Sa i përket sigurisë së ushqimit në vend, Kadriu ka thënë se qytetarët mund të konsumojnë lirshëm ato produkte që gjenden në tregjet vendore.

Go to TOP