Haradinaj: Nuk ka logjikë me i lënë mësimdhënësit pa paga, janë engjëjt tanë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se situata e krijuar me mësimdhënësit është e dhimbshme.

Para deputetëve, Haradinaj tha se kjo situatë kërkon reflektim nga ana e Qeverisë.

“Nuk ka logjikë me i lënë mësimdhënësit pa paga. Kjo situatë është e  dhimbshme dhe kërkon reflektim nga ana e pushtetit!”, tha Haradinaj.

Haradinaj fillimisht foli për ish-deputeten Vasfije Krasniqi, e cila dha dorëheqje para disa ditësh nga ky post. Ai tha se ajo është “engjëlli jonë”, që e dëshmon “Holokaustin tonë”.

“Ndihem i vogël para Sarandës, Vasifjes”.

Në këtë drejtim, Haradinaj tha se edhe mësuesit janë “engjëjt tanë, kanë qenë dhe janë edhe sot”, për të cilët tha se s’duhet të vihen në mesin e luftës politike.

Go to TOP