Liridon Emërllahu shprehet i lumtur pas debutimit me Kombëtaren e Kosovës
Mesfushori i Ballkanit, Liridon Emërllahu është shprehur i lumtur me debutimin e tij me Kombëtaren e Kosovës.
Emërllahu po kalon në një formë fenomenale me Ballkanin.
Ai ishte një nga faktorët kyç për suksesin e ekipit të Suharekës drejt titullit në Superligën e Kosovës dhe në garat evropiane.
Forma e mirë e tij, ka bërë që mesfushori të ftohet me përfaqësuesen e parë të Kosovë, për ndeshjet e shtatorit.
Por, debutimin e tij ai e bëri në fitoren e thellë të ‘Dardanëve’ 5:1 ndaj Qipros, pasi luajti disa minuta.
E, pas atij debutimi ka reaguar vetë lojtari, duke u shpreh krenar që ka veshur fanellën e Kosovës.
Më poshtë e gjeni reagimin e Emërllahut:
“Debutimi i ëndrrave.
Shumë krenar që e mbajë këtë fanellë dhe ende më krenar për fitoren tonë.
Të luash për Kosovën është nder dhe krenari!”, shkroi ai në ‘Facebook’.
