U zhvilluan xhirot 10 dhe 11 në Superligën e Kosovës në pingpong

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, u zhvilluan xhirot 10 dhe 11 në Superligën e Kosovës në pingpong për kategorinë e meshkujve dhe të femrave.

Në kategorinë e meshkujve ndeshje interesante u zhvillua ajo në mes të Kpp Prishtina dhe Kpp Ahmet Hoxha të cilën e fitoi ekipi nga Ferizaji ku shkëlqeu 15 vjeqari Anes Behluli i cili i fitoi dy ndeshje, duke treguar potencial për tu ngritur në nivele edhe më të larta. Në ndeshjet tjera favoritët shënuan fitore ku Kpp Lidhja e Prizrenit mposhti ekipin Kpp Ahmet Hoxha dhe Kpp Liria sikurse Kpp Priping që shënoi dy fitore, njërën ndaj Kpp Dardania dhe tjetrën ndaj Kpp Llapusha.

Në kategorinë e femrave ndeshje më interesante ishe ajo në mes të Kpp Vushtrria F dhe Kpp Ahmet Hoxha F, ku ekipi nga Vushtrria arriti të bëj rezistencë mirëpo në fund Kpp Ahmet Hoxha F arriti ta fitoj ndeshjen me rezultat 4-2. Favoritët Kpp Drita F vazhduan serinë e tyre të fitoreve ku mposhtën Kpp Prishtina F (4:0) dhe Kpp Lidhja e Prizrenit F duke qenë kështu të pamposhtura që nga fillimi i sezonit të Supërligës.

TABELAT DHE REZULTATET

1. SUPERLIGA - MESHKUJT 2022.jpg
2. SUPERLIGA - FEMRAT 2022.jpg
1. SUPERLIGA (M) XHIRO 10.jpg
1. SUPERLIGA (M) XHIRO 11.jpg
2. SUPERLIGA (F) XHIRO 10.jpg
2. SUPERLIGA (F) XHIRO 11.jpg

Aktivitetet e ardhshme

01.10.2022 – Turneu TOP 8 për U15 (Ferizaj)

02.10.2022 – Turneu Dita e boshnjakve, për Seniore/ë (Prizren) /Kosova.info/

Go to TOP