Kosova përfundon në vendin e tretë në European Esports Championship në lojën “Dota 2”

Kosova ka korrur një sukses të lartë duke përfunduar në vendin e tretë në European Esports Championship 2022 në lojën “Dota 2”.

“Kosova arriti edhe një sukses duke përfunduar e treta në 2022 European Esports Championship në lojën “DotA 2””, thuhet në njoftimin e Federatës Esports Kosova.

“Ne i urojmë suksese ekipës së “DotA 2” në turnirin e ardhshëm në “IESF WORLD ESPORTS CHAMPIONSHIPS” i cili do të mbahet gjatë dhjetorit të këtij viti, në Bali”.

Go to TOP