Kurti takoi Minxhozin, u theksua bashkëpunimi gjithnjë e në rritje Kosovë – Shqipëri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në qendër të takimit ishin përgatitjet për shënimin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

Në takim u theksua bashkëpunimi gjithnjë e në rritje ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Duke biseduar për statusin dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, u potencua se këto marrëveshje kanë hapur kapituj të ri pozitiv të afrimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.​ /Kosova.info/

Go to TOP