Osmani e takon kancelarin gjerman: Folëm për t’i dhënë shtytjen finale heqjes së vizave
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar sot me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Këtë e ka bërë të ditur vet Osmani me anë të një postimi në Facebook.
Ajo tha se temë diskutimi ishte shtytja finale për procesin e heqjes së vizave.
“Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”, shkroi Osmani.
Postimi i plotë i presidentes:
Sot në Potsdam, diskutim me Kancelarin Scholz, për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave.
Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë.
