Rashica debuton me fitore te Galatasaray
Galatasaray ka shënuar fitore ndaj Kasimpasas, me rezultat 3-2, në kuadër të Superligës së Turqisë.
Fillimisht në epërsi kaluan vendasit me Bahoken, në minutën e 16’, derisa vetëm katër minuta më vonë, Gomis barazoi rezultatin. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Akturkoglu kaloi Galasatarayn për herë të parë në epërsi, derisa i njëjti lojtar shënoi edhe njëheë në minutën e 69’.
Kasimpasa shënoi edhe njëherë me Ciftpinarin, por që nuk mjaftoi dhe fitorja i takoi Galatasarayt.
Në këtë ndeshje debutoi edhe lojtari i Kosovës, Milot Rashica për Galatasarayn, në minutën e 83’, derisa Bersant Celina luajti 45 minuta me Kasimpasan.
