Edon Maxhuni me Finlandën kalojnë në çerekfinale të Eurobasketit
Finlanda ka kaluar në çerekfinale të Eurobasketit, pasi mposhti Kroacinë.
Finlandezët triumfuan ndaj kroatëve , me rezultat 94-86.
Më të dalluarit në fitoren e Finlandës, ishin Lauri Markkaben, me 43 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime dhe Edon Maxhuni, me 16 pikë, një kërcim dhe tri asistime.
Derisa te kroatët u dallua Bojan Bogdanoviq, me 23 pikë, pesë kërcime dhe një asistim.
Në çerekfinale, Finlanda do të përballet me Spanjën, të martën.
