Batatina: S’jam i kënaqur me referimin, i frikësohen Llapit që do të bëhet kampion

Llapi ka pësuar humbje ndaj Ferizajt, me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së gashtë në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka hedhur akuza të ashpra ndaj gjyqtarëve.

“Po luajmë ndaj 14 lojtarëve, dikujt po i pengojnë sukseset e Llapit. Cdo ndeshje me ndërhyrjen më të vogël po akordohet penallti ndaj neve. Nuk jam fajtor që Genc Nuza nuk ka drejtuar finalen. Atij i ka mbetur pikë që nuk ka referuar në atë ndeshje. Alban Shala i la një ditë më parë dy skuadrat në Ligën e Parë të luanin me fanellat e njëjta, sot ishte në VAR”, është shprehur Batatina.

“S’jam i  kënaqur me arbitrimin, i frikësohen Llapit që do të bëhet kampion. Llapi është skuadër stabile, gjithë këta arbitra me u bo bashkë s’munden me mposht Llapin”.

Go to TOP