Malisheva dhe Dukagjini marrin nga një pikë

Malisheva dhe Dukagjini kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës.

Vendasit e nisën më mirë takimin, duke shënuar që në minutën e 26-të.

Bleart Tolaj asistoi te Alban Shillova i cili shënoi për 1-0 një gol të bukur.

Pjesa e parë edhe pse kishte raste të tjera, gola më nuk dhuroi.

Dukagjini u mundua më shumë në pjesën e dytë dhe kjo i dha frytet e veta.

Blerind Morina shënoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 79-të për 1-1.

Të dy skuadrat kishin edhe nga një rast pas golit, por Otto John dhe Drilon Hazrollaj nuk ishin të saktë.

Malisheva ka shtatë pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa Dukagjini ka dy pikë.

Go to TOP