Kurti e pret drejtorin e Antikorrupsionit, kjo ishte tema e diskutimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

Sipas ZKM-së, ata diskutuan rreth rëndësisë së ligjeve të miratuara për Agjencinë dhe Deklarimin e Pasurisë, ku u nënvizua obligimi i agjencisë për të bërë shqyrtimin e legjislacionit për indikatorë kundër korrupsionit.
“Kjo do të ndikojë në vlerësim të kornizës ligjore në kuptim të luftimit të korrupsionit”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se Kurti potencoi nisjen e hartimit të Strategjisë kundër Korrupsionit nga Zyra e Kryeministrit dhe vlerësoi bashkëpunimin e Agjencisë në këtë drejtim.

Go to TOP