Vendi në krizë, deputetja e VV-së feston ditëlindjen në Milano e shoqëruar nga deputetja tjetër

Rritja e çmimeve në mënyrë ekstreme e mosrritja e pagave, e ka bërë edhe më të vështirë jetesën në Kosovë.
Derisa këtë vikend dhjetëra mijëra punëtorë të shtetit nuk u paguan për muajin gusht deri ditën e sotme, duke i kaluar edhe disa ditë më tepër pa paga dhe me pasigurinë nëse ato do t’u dalin pas katër ditëve vonesë, deputetja e Kuvendit të Kosovës nuk e pati këtë brengë.

Madje deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Yllza Hoti vendosi që ditëlindjen ta kaloj pikërisht në Milano,në një prej qyteteve më të mëdha të Italisë.

Këtë e bëri të ditur vetë deputetja, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

E në Milano ishte dhe deputetja Fjolla Ujkani, anipse kjo e fundit e publikoi dhe më pas e fshiu fotografinë nga Milano.

Siç duket Qeveria e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të kërkojë që shteti të funksionojë njësojë për të gjithë, por duke lënë anash udhëtimet e deputetëve të cilët për fat të mirë posedojnë edhe viza, ndryshe nga qytetarët e Kosovës.

Go to TOP