KGjK për rastin e 11-vjeçares në Prishtinë: Ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur konferencë për media ku ka reaguar ndaj konferencës për media të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deklaratave të saj.
Në konferencë u tha se Këshilli Gjyqësor asnjëherë nuk do të lejojë asnjë institucion të ketë çasje në të dhënat e qytetarëve që kanë precedent penal.
Gjatë konferencës u fol edhe për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, e cila dyshohet se është dhunuar nga 11 persona, ku u tha se ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë.
“Ka diçka që duhet thënë në mënyrë publike, që ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë, njëri nga 11 të pandehurit që sot ndodhen në gjykatë është e vërtetë që ka precedent penal dhe ka veprat në gjykatë, por kush mbanë përgjegjësinë për mungesën e rehabilitimin të këtij personi?”, u tha në konferencë.
Ndërkaq, teksa po flitej për këtë rast, përfaqësues të organizatave e ndërprenë këtë konferencës me fishëllima të bilbilave, si shenjë protestë që sipas tyre edhe ky këshill ka dështuar në këtë rast.
Konferenca e ndërprerë, është duke vazhduar aktualisht.
