Të vrarë, në burgje ose në ekzil – Bildt thotë se Putin i ka zhdukur politikanët e gjeneratës së tij
Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, udhëheqës i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, ka thënë në Twitter se të gjithë shokët e tij në politikën e Rusisë në vitet e para të presidentit rus Vladimir Putin, janë vrarë, janë të burgosur apo në internim.
Shkas për këtë reagim të Bildtit u bë arretimi i politikanit rus, Leonid Gozman.
“Me arrestimin e Leonid Gozman, më duhet të theksoj se të gjithë shokët e mi në politikën e Rusisë në vitet e para Putinit tani janë vrarë, në burg apo në ekzil- një brez brilant që mund ta kishte bërë Rusinë të mrekullueshme, të begatë dhe vend të respektuar”, shkroi Bildt.
“Është një tragjedi në çdo kuptim”, shtoi diplomati suedez.

