Kryetari nga radhët e VV’së: Shkollat në Gjilan gati për të nisur mësimin, greva është tjetër çka
Kryetari i Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka thënë se janë gati për të nisur mësimin sipas afatit të paraparë.
Po ashtu Ministria e Arsimit ka njoftuar të mërkurën se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor 2022/2023, por ashtu nuk po mendon Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Arsimit – i cili ka thënë se greva do të vazhdojë.
Por për Alban Hysenin greva është një çështje tjetër, thotë se obligimin e tij si komuna e kanë kryer.
“Çështja e grevës është çështje tjetër, përgatitjet tona si komuna për pjesën tonë si obligim i kemi bërë të gjitha”, ka thënë ai.
Nuk dihet se sa mësimdhënës do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së sindikatës për grevë.

