Rasti tjetër i sulmit seksual ndaj një vajze në Prishtinë, arrestohen dy persona – inicialet dhe mosha e tyre

Një vajzë ka njoftuar policinë se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, me 28 gusht, dy të panjohur e kanë futur në veturë me forcë ku dyshohet se është sulmuar seksualisht.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, teksa sot policia njofton për arrestimin e dy personave të dyshuar.

“Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për sulm seksual. Arrestimi i të dyshuarve: A. G, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. G, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton policia.

Pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit, ndaj dy personave u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme, tha policia.

Rasti u bë i njohur sot nga policia me anë të raportit të saj 24-orësh.

“SULM SEKSUAL/Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 28.08.2022 – 16:00. Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të pa njohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, ka njoftuar PK. 

Go to TOP