Qytetarët nuk flasin, analistët akuzojnë Vuçiqin për propagandë
Për njohjen e dokumenteve kosovare nga shteti serb, të rezervuar kanë qenë banorët e veriut të dielën.
Ata nuk komentonin shumë për këtë zhvillim të pyetur nga Klan Kosova.
Por kishte edhe të tillë që shprehnin dëshira ekstreme sikur ato që dokumentet duhet të jenë në alfabetin cirilik.
E një mërgimtar shqiptar nga veriu i gëzohet mos maltretimeve nëpër kufi.
Ndryshe nga marrëveshja për leternjoftimet mospajtime ka ende për targat KM të cilat ishin më bollëk edhe këtë të diel në veri, e ndërrimin e të cilave serbët lokal obligohen ta bëjnë deri në fund të shtatorit.
