Kosova.info

Fotografja e dasmave tregon 3 shenjat se lidhja nuk do të zgjasë!

Një fotografe dasmash ka ndoshta më shumë kohë se mjaft të tjerë për të vëzhguar sjelljen e një cifti, e për të kuptuar se deri në çfarë mase do të zgjasë marrëdhënia e tyre. 

TikTokerja Shayla Herrington zbuloi tre shenjat kryesore që tregojnë sipas saj se një martesë do të jetë jetëshkurtër. Ajo thotë se ka dalë në këtë përfundim pas një karriere 15-vjeçare në këtë fushë.

Shenja e parë e madhe është te fotot e çiftit. Jo ato standarde me njëri-tjetrin por tek ato me familjen apo miqtë e tyre.
“Më duket mjaft e arsyeshme. Sigurisht që do të dilni në foto me nënën, babanë, motrat e vëllezërit apo dhe kushërinjtë tuaj të preferuar. Por nëse partneri/ja  juaj mungon në më shumë se tre foto, është mjaft e dyshimtë”,  thotë Herrington.

Një tjetër shenjë e rëndësishme, vëren ajo, është edhe sjellja e miqve të nuses dhe dhëndrit.

Nëse shmangin të flasin për partnerin/eren e mikut apo mikes së tyre ose duket se e injorojnë atë, ndoshta nuk kanë marrëdhënien më të mirë me të.

“Është një shenjë tipike që ata nuk e pëlqejnë partnerin apo partneren e mikut të tyre dhe një tregues i divorcit, i cili mund të jetë më i afërt nga sa mendojnë të gjithë . ”Dhe shenja e fundit, por edhe shumë e rëndësishme, është nëse gjatë festës anëtarët e çiftit kalojnë më shumë kohë me miqtë e tyre sesa me partnerin e tyre.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort