Manchester United arrin marrëveshje për transferimin e Antonyt nga Ajax
Manchester United ka arritur marrëveshje me Ajaxin për transferimin e sulmuesit Antony.
Marrëveshja pritet t’i kushtojë në total Djajve të Kuq rreth 100 milionë euro.
Kontrata do zgjasë deri në qershor të vitit 2027, me opsion të zgjatjes për 1 vit.
Nënshkrimi do bëhet nesër, sipas gazetarit Fabrizio Romano, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportit, Antony do të jetë në Manchester javën e ardhshme.
