Kontrata kolektive- kush duhet të paguaj, komuna apo ministritë?
Dy kontrata kolektive po dalin të jenë problem për Komunat e Kosovës. Ata ditë më parë kanë dorëzuar padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë e asaj të Arsimit pasi sipas tyre po obligohen që të kryejnë pagesa që sipas tyre nuk ju takoni. Por deklaratat e komunave I kanë hedhë poshtë përfaqësuesit e sindikatave e avokatët e rastit.
Arsim Bajrami e Uran Ismajli ishin dy ministrat që nënshkruan aktet që fuqizuan kontrata kolektive në dy fushën e arsimit dhe shëndetësisë.
Njëri në vitin 2017 e tjetri në vitin 2018, në atë botë ata se bashku më përfaqësuesit e sindikatave përkatës u zotuan që të respektohet kontrata kolektive për këto kategori punëtorësh.
Por tash pas disa vitesh nga hyrja në fuqi e këtij vendim, janë komunat e Kosovës ato të cilat kanë shprehur pakënaqësi.
Këto entitet shtetërore kanë ngritur dilemën se kush duhet ti paguaj shpenzimet për këto kontrata, komunat apo ministritë.
Por, shumë dilema në këtë çështje nuk po sheh avokati Sylejman Klinaku.
Sylejman Klinaku, avokat i “Klinaku Associate”, tha se “punëdhënësit qoftë të shëndetësisë, apo arsimit për shkak të neglizhencës së tyre të mos respektimit të kontratës kolektive pasi vetë zyrtarët është dashtë që më hyrjen në fuqi të kontratave më bë kërkesën në institucionet qendrore për alokimin e mjeteve dhe obligimeve i kanë më kontratë kolektive.
“Si pasoj e mos planifikimit të mirë të Komuna pasi më ligjin për financa publike obligohen të paguajnë punëmarrësit, komunat përkatëse secila komunë i pagunë punëtorët e arsimit të shëndetësisë ashtu siç është e bërë edhe më ligj të punës”, ka thënë Klinaku.
Këto kontrata të nënshkruar tri vite më parë, janë ripërtërirë përsëri.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, fajin për krejt këtë hallakamë ja lë komunave.
Plaurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës ka thënë se është një kontratë kolektive në sektorin e shëndetësisë ku është nënshkruar mes ministrit dhe sindikatave të shëndetësisë.
“Barra mbi anën financiare është mbi institucionet që konsiderohen punëdhënësi që i bijë komunës dhe ajo është dashtë të merret seriozisht dhe të planifikoheshin mjetet”, tha Sejdiu.
Se në kontrata kolektive çdo gjë është e definuar e thotë edhe Atdhe Hykolli nga BSPK.
Atdhe Hykolli nga BSPK, tha se “komunat edhe qeveria duhet të planifikojnë buxhetin për këto kontrata dhe të vazhdojnë. Ato janë valide”.
Në nenin 35, të kontratës kolektive të Arsimit parashihet në detaje se kush duhet të kryejë obligimin financiarë ndaj punëtorëve të cilët udhëtojnë, ushqimit, orët shtesë e pagat jubilare.
Në kontratë thuhet se komuna çdo vit duhet të hartoj projekt buxhetin për këto shpenzime.
Lidhur më kontratat kolektive, gjatë të martës 26 komuna të Kosovës paditën Ministrinë e Shëndetësisë e atë të Arsimit pasi sipas tyre barra për obligime ndaj punëtorëve të tyre ju ka rënë Komunave.
Sipas tyre në këto vite, këto komuna kanë shpenzuar mbi 35 milionë euro nga buxheti për investime kapitale.
