Kryediplomatja shqiptare: Nga marrëveshja përfitojnë si shqiptarët ashtu edhe serbët
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e ka cilësuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente si një lajm shumë të mirë për rajonin, duke shtuar se dialogu është gjithmonë rruga.
“Një lajm shumë i mirë për rajonin. Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje nga e cila përfitojnë si shqiptarët ashtu edhe serbët. Dialogu është gjithmonë rruga. Urime të dy liderëve dhe mirënjohës për BE-në për lehtësimin e dialogut”, ka shkruar Xhaçka në Twitter.
Very good news for the region. #Kosovo 🇽🇰 & #Serbia 🇷🇸 have a deal that benefits both Albanians & Serbs. Dialogue is always the way. Congratulation to both leaders & grateful to #EU 🇪🇺 for facilitating the dialogue. https://t.co/fnskVyV66v
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) August 27, 2022
