Fillon mbajtja e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shteterore
Sot ka filluar mbajtja e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore, afat ky që mbahet për maturantët të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë.
Ani pse mësimdhënësit kanë filluar grevën, në këtë ditë ata janë në rolin e administruesit.
Për t’u siguruar që gjithçka të jetë në rregull janë marrë masat e nevojshme duke mos u lejuar telefonat gjatë testimit.
Testimit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen mbi 5 mijë maturantë në gjithsej 59 qendra testimi.
Ndryshe, rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më së largu me datën 07 shtator.
