Avokati Smakiqi: Do i’u ofroi përfaqësim ligjor falas për padi në gjykata për punëtor publikë dhe mësimdhënësve
Avokati Xhevdet Smakiqi në një postim në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur që të gjithë ata që kanë nevojë përfaqësim ligjor do i përfaqësoj falas për padi në KPMSHC për të gjithë punëtorët publikë dhe mësimdhënës .
Dhe sektorët tjerë janë te goditur fort nga inflacioni enormë dhe po luftojnë për mbijetesë siç e thanë Grevistet sot për një kafshatë te gojës, shkruan Smakiqi në Facebook, përcjell Kosova.info
Postimi i plotë i Smakiqit:
Si Avokat secilit grevistë qe iu heqen meditjet apo oret punës me urdhër politik te Ministrit Hekuran Murati dhe Zevndësuesit te përkoheshem te Sekretarit te Pergjitheshem Enis Spahiu, jam i gatëshem nga Zyra ime e Avokatise, pro bono/ falas te i’u ofroi, përfaqësimin ligjor pranë KPMSHCK-se, Prokurorise per kallëzime penale dhe ushtrim te padive per kompensim demi pranë gjykatave te Kosoves kunder seciit vendim arbitrarë nga secili organ i administrates shtetëror.
Kjo për faktin se puntorët e sektorit publik dhe mesimdhenesit por edhe sektoret tjerë janë te goditur fort nga infalcioni enormë dhe po luftojnë për mbijetesë siç e thanë Grevistet sot për një kafshatë te gojes.
E kemi obligim kushtetues, profesional, moral, kombëtar qe Kosoven duhet ta ruajmë si shtet demokratik dhe te se drejtes më së shumti nga te zgjedhurit arrogantë te popullit te saj/Kosova.info/
